Showbiz

Nga droga në valixhe, filmi i parë që ka luajtur e deri te vajza e lindur me nënë surrogate, Cameron Diaz i tregon të gjitha

Shkruar nga Liberale
Nga droga në valixhe, filmi i parë që ka luajtur e deri te vajza

Cameron Diaz në një intervistë për "Corriere Della Sera" ka rrëfyer se, gjatë kohës që u shpërngul në Paris për të ndjekur karrierën si modele u përball me vështirësi të shumta.

“Nuk kam punuar në Paris as edhe për një ditë. Asgjë në një vit të tërë. Nuk dija më si të mbijetoja”, është shprehur ajo.

E dëshpëruar dhe pa punë, aktorja e famshme ka treguar se, ajo rikontaktoi një nga agjencitë e shumta të modelimit në Paris.

Dikush i kishte ofruar punë që të mbante një valixhe me kostume skene nga Parisi drejt Marokut. Sipas rrëfimit të saj, në momentin që i kishin kërkuar që të hapte valixhen, ajo filloi të dyshonte.

"Çfarë dreqin është në këtë çantë”, e kishin pyetur në aeroport.

“Për fat ishim në vitet '90, nuk kishte masa sigurie aq të rrepta sa sot, isha një vajzë e bukur bionde me sy blu, vishja xhinse të grisura dhe çizme me takë. Isha kaq... Ishte e gjitha kaq e rrezikshme...”, është shprehur ajo.

Cameron rrëfeu për “Corriere Della Sera” se, mori guximin dhe shpjegoi se as që e kishte idenë se çfarë mund të kishte në valixhe. Ajo i ka dorëzuar valixhen zyrtarëve të aeroportit, duke shmangur kështu një dënim prej të paktën dhjetësh burg për trafik droge.

“Më pas, mora menjëherë avionin e parë për t'u kthyer në Paris”, tregon aktorja më tej.

Por për fat të mirë e gjithë kjo mbeti vetëm një kujtim i keq, sepse menjëherë pas kësaj ngjarje, producenti i saj e bindi që ajo të fillonte audicionin për “The Mask”.

“Ti je e çmendur, nuk mund të aktroj, nuk është puna ime”, tregoi t’i ketë thënë producentit.

Më pas në vitin 2018, çuditërisht, Cameron Diaz njofton se është tërhequr për një kohë të pacaktuar nga karriera e aktores, për t'iu përkushtuar jetës së saj private.

Por muajin e kaluar Diaz, e cila do të mbushë 50 vjeç në gusht, njoftoi se po rikthehet në kinema duke luajtur përkrah Jamie Foxx në një film për Netflix, "Black in action".

"Oh Jamie Foxx vetëm ti mund të më kthesh në veprim", ka thënë Cameron me shaka, - duke shtuar se, “mezi pres, do të jetë kënaqësi e madhe”.

Cameron Diaz ishte fejuar nga viti 2003 deri në 2007 me kantautorin Justin Timberlake . Më 5 janar të vitit 2015, ajo u martua në shtëpinë e saj në Beverly Hills në Kaliforni me muzikantin Benji Madden. Çifti ishte takuar dhjetë muaj më parë falë mikeshës së saj të ngushtë dhe tani kunatës, Nicole Richie. Më 3 janar 2020, çifti njoftoi nëpërmjet Instagramit, lindjen e vajzës së tyre të parë, Raddix Madden, e lindur nga një nënë surrogate më 30 dhjetor 2019. /K.K- Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH