Aktualitet

100 mijë vaksina, Rama: Vonesa për shkak të tentativës çmendurake

Shkruar nga Liberale
100 mijë vaksina, Rama: Vonesa për shkak të tentativës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ardhjen e 100 mijë vaksinave një ditë me vomesë, pas protestës së kontrollorëve. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo vonesë erdhi për shkak "të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit".

"Aeroporti Nënë Tereza - Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid.

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë", shkruan Rama.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH