Të paktën 6 të vdekur nga zjarri që ra në shtëpinë e pushimit të bashkëshortëve në Milano. Flakët kanë rënë rreth orës 1:20 të natës së sotme dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është vazhdon.
Ndihmësprokurorja Tiziana Siciliano mbërriti për të kryer një inspektim brenda shtëpisë së qëndrimit të të moshuarve ku nga zjarri mbetën edhe 81 të plagosur.
Ishin 167 persona të pranishëm në ambientet e të moshuarve Casa dei Coniugi në Milano kur shpërtheu zjarri. Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, i cili mbërriti në vendngjarje, shpjegoi se duke pasur parasysh kushtet e të ftuarve, ata duhej të nxirreshin "pothuajse një nga një me dorë". Alarmi është ngritur nga një person i shërbimit dhe kjo ka bërë të mundur frenimin e flakëve. "Duke vizituar dhomat shiheshin muret e nxira, dhe tymrat janë vdekjeprurëse si zjarri."