Aktualitet

“Zjarr në Ministri”, Bardhi: Publikojmë nesër provat për këtë skandal

Shkruar nga Liberale
“Zjarr në Ministri”, Bardhi: Publikojmë nesër provat

Pas deklaratës së Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se nuk ka rënë asnjë zjarr tek Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një postim në Facebook, Bardhi thotë se Manastirliu gënjeu dhe paralajmëroi se provat do të publikohen ditën e nesërme.

Reagimi i plotë

Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.

Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu.

Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë!/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH