Aktualitet

Zgjidhet zv/prokurori i Përgjithshëm, Çela jep mesazhin e fortë

Shkruar nga Liberale
Zgjidhet zv/prokurori i Përgjithshëm, Çela jep mesazhin e

Është përmbyllur sot procesi për zgjedhjen e zëvendës prokurorit të Përgjithshëm. Këtë post do ta mbajë Thoma Jano.

I pranishëm në aktivitet, kryeprokurori Olsian Çela dha mesazhe të forta për punën që do kryhet gjatë viti të ardhshëm.

"Sfida jonë në 2020 është lufta për hetimin për pastrim parash. Gjatë viti të ardhshëm do dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”, u shpreh Çela.

Thoma Jano ka punuar në Prokurori pas vitit 1997. Ai ka qenë kreu i Prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, Jano u emërua zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve.

Në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kurse më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH