Aktualitet

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Brenda javës tjetër mbyllim paketën ligjore

               Publikuar në : 18:59 - 06/06/20 liberale

Këshilli Politik u mblodh sërish pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve një ditë pas dakordësimit për Reformën Zgjedhore.

Në mbledhjen që zgjati pak më shumë se gjysmë ore, është diskutuar për gjitha pikat për të cilat është rënë dakord mbrëmjen e djeshme: Identifikimi elektronik, administrata zgjedhore dhe përbërja e KQZ.

Në fund të mbledhjes, Damian Gjiknuri tha se palët u ngarkuan detyra ekspertëve për të materializuar marrëveshjen e arritur.

“Mbledhje pune. U ngarkuam disa detyra erkspertëve dhe brenda javës që vjen do të mbyllim të gjithë paketën ligjore për të materializuar marrëveshjen. Sa të mbarojë këtu do të shkojë direkt në Komisionin e Reformës, është punë ditësh”, tha Gjiknuri.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back