Sport

Zemra e tij pësoi 3 goditje, e fundit rezultoi tragjike. Sulmuesi i Egnatias shpërfilli këshillat e mjekëve për të lënë futbollin

Shkruar nga Liberale
Zemra e tij pësoi 3 goditje, e fundit rezultoi tragjike. Sulmuesi i

Në minutën e 24-ët, Rafael Duamena ra pa ndjenja në fushë, duke krijuar panik dhe frikë te lojtarët e Egnatias dhe Partizanit që përballeshin me tyre. Sipas njoftimit të policisë, futbollisti i Egnatias, mbërriti pa ndjenja në spitalin e Kavajës dhe mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

"Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja. Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas asaj që raportohet nga korrespondentët, sulmuesi ganez ka pësuar një goditje në zemër kur ka arritur në spital, e cila ka rezultuar tragjike për fatin e tij. Gjithsesi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të thotë fjalën e fundit.

Kjo nuk ishte hera e parë që sulmuesit ganez i ka ndodhur kjo gjë në fushën e lojës dhe mjekët e kishin thënë që të hiqte dorë nga futbolli megjithatë 28-vjeçari i shpërfilli këshillat e tyre.

Pak vite më parë, ai ishte diagnostikuar me një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.

Mjekët e kishin këshilluar të braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më, por Duamena veproi kundër këshillave të tyre.

Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai konfirmoi se defibrilatori që iu implantua, ishte vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por, sulmuesi i shpërfilli kërkesat që të hiqte dorë nga loja në fushën e blertë, duke rezultuar në një fund tragjik për të.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH