Prej mbrëmjes së djeshme, portieri i Partizanit Aldo Teqja po zhvillon betejën më të rëndësishme gjatë këtyre orëve, atë me jetën e tij.
Mjekët raportuan dje se rreziku për jetën ka kaluar, pasi nuk ka dëmtime në organet jetësore, sidomos në mushkri, edhe pse gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim.
“Panorama Sport” ka zbardhur ngjarjen, se çfarë ndodhi m portierin e Partizanit.
Pas ndeshjes Partizani- Teuta, 1-1, të luajtur dje në “Selman Stërmasi”, futbollisti i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi së bashku me partneren e tij.
Burimet bëjnë me dije se portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit në Komunën e Parisit./Gazeta Liberale