Globi

Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë

Shkruar nga Liberale
Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka marrë sot mandatin per formimin e Qeverise se re, pak kohe pasi koalicioni i udhëhequr nga ai doli fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i ka dorëzuar në mesditë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër më 13 gusht në orën 12:00, do t’ia dorëzojë mandatin kryetarit të LSDM-së dhe deputetit Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zoran Zaev, në emër të koalicionit ‘Mundemi’, i cili ka fituar numër më të madh të mandateve në Kuvend, e ka informuar presidentin Pendarovski për bisedimet me më shumë parti për sigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvend për zgjedhje të Qeverisë”, theksohet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Ky veprim i kreut të shtetit vjen pikërisht në ditën kur skadon afati 10 ditësh për ndarjen e mandatit, pas konstituimit të Kuvendit më 4 gusht, pavarësisht pretendimeve të ish kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili insiston se Kuvendi nuk mund të quhet i konstituuar, derisa nuk ka kryeparlamentar të zgjedhur, dhe se në këtë rast mandati nuk mund të ndahet.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH