Aktualitet

Yuri Kim: Vendosni kriminelët në burg dhe fëmijët të jenë fëmijë!

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim: Vendosni kriminelët në burg dhe fëmijët të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vjen me një mesazh sensibilizues në kuadër të Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ diplomatja amerikane thekson se Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile.

“Në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend të sigurt për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë!”, shkruan Kim.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH