Aktualitet

Yuri Kim: Shqipëria një lojtar kyç, Amerika ka sjellë ushtrinë këtu

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim: Shqipëria një lojtar kyç, Amerika ka sjellë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shpalosi arritjet dhe përpjekjet mes Shqipërisë dhe SHBA me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në Tiranë në këtë konferencë mori pjesë edhe ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Fjalimin e saj ambasadorja Kim e nisi duke shprehur mirënjohjen ndaj doktor Mike Pompeo.

“Sekretari Pompeo, tani doktor Pompeo, ishte personi që më emëroi dhe ndihem e nderuar që jam ambasadore në Shqipëri. Pavarësisht kush ulet në Shtëpinë e Bardhë, lidhja me Shqipërinë është. Ju tregut besën shqiptare me mikpritjen e afganëve. Për herë të parë në Shqipëri, Amerika ka një prani ushtarake këtu.

Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjetike për ta bërë Shqipërinë një lojtar kyç t’u çliruar nga shtypja dhe zhvatja e Rusisë. Në OKB ne jemi bashkëpenëmbajtës. Ne së bashku jemi duke ndërtuar demokracinë dhe për të luftuar demokracinë dhe luftuar korrupsionin. Ne kemi vendosur një prani amerikane këtu” tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH