Ambasadorja amerikane Yuri Kim reagon pas arrestimit te ish ministrit Lefter Koka.
“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan Kim.
Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka i arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia do të akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Sipas mediave, bashkë me Kokën janë disa të arrestuar për aferën e inceneratorëve.