Zaganjori, si e gjykoni krizën ndërmjet ShBA dhe Iranit ne këndvështrim të së drejtës ndërkombëtare?
Ju falënderoj shume për ftesën. Sigurisht qe diskutimi për rastin konkret mendoj se duhet pare ne një kontekst me te gjere. Duhet theksuar qe ne fillim se çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare kane qene dhe mbeten problemi dhe shqetësimi kryesor i te drejtës ndërkombëtare. Mbi këtë baze e me këtë synim ka lindur dhe është zhvilluar ne shekuj kjo e drejte, deri ne ditët tona, duke njohur zhvillime e progres te vazhdueshëm. Por padyshim qe zhvillimet me te rëndësishme në këtë fushe janë bërë ne kuadër te Organizatës se Kombeve te Bashkuara (OKB).
Përmes saj janë miratuar shume akte te rëndësishme qe i kushtohen posaçërisht çështjeve te luftës e paqes si dhe zgjidhjes paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare kudo ne bote. Mes tyre mund te përmenden si dokumente me specifike ne këtë fushe Karta e OKB-se; Katër Konventat e Gjenevës te vitit 1949 kushtuar te drejtës ndërkombëtare humanitare si dhe Deklarata e Parimeve te se Drejtës Ndërkombëtare e vitit 1970. Ne baze e për zbatim te tyre ka rezoluta te shumta te Këshillit te Sigurimit dhe te Asamblesë se Përgjithshme, te cilat i referohen menaxhimit ose zgjidhjes se situatave apo krizave konkrete.
Si funksionon dhe si zbatohen normat e te drejtës ndërkombëtare humanitare..
Shume e drejtë. Ne fakt, mënyra e miratimit te normave te saj (duhet konsensus i gjere mes shteteve anëtare) si dhe garantimi i zbatimit te drejte te tyre ne jetën e përditshme, përbejnë shqetësimet apo dobësitë kryesore te se drejtës ndërkombëtare ne tërësi. Nuk ka mekanizma efektive qe te kontrollojnë respektimin dhe zbatimin korrekt te tyre ne jetën e përditshme, ne nje kohe qe mosmarrëveshjet mes shteteve janë te shumta e te ndërlikuara. Aq me tepër janë te tilla ato ne fushën e konflikteve te armatosura. Edhe ne rastin me evident, secila pale ne konflikt pretendon gjithnjë se ka ne anën e saj normat e te drejtës ndërkombëtare.
Sidoqoftë, progresi ne ketë drejtim pas Luftës se Dyte Botërore ka qene jo i vogël, duke bere te mundur kufizimin ne maksimum te konflikteve te armatosura mes shteteve, si faktor themelor për mbrojtjen e jetës se njerëzve dhe garantimin e një zhvillimi te qëndrueshëm kudo ne bote. Përsëris qe te mos keqkuptohet. Konflikte sigurisht qe ka, por ato janë te pakrahasueshëm me konfliktet e periudhave te mëparshme, si përsa i përket numrit, ashtu edhe egërsisë e barbarisë se tyre. Mjafton te përmendet këtu qe kontinenti ynë, Europa, shkaktare e dy luftërave botërore ekstremisht te përgjakshme, po përjeton periudhën me te gjate te historisë se saj pa konflikte te tilla (75 vjet), gjë qe ka krijuar kushtet për zhvillimin e progresin e jashtëzakonshëm te vendeve e popujve te saj. Dhe formula kryesore apo “magjike” s’është gjë tjetër veçse krijimi e zgjerimi i Bashkimit Evropian, ne themelet e te cilit është tregu unik, si hapësirë pa kufij te brendshëm, ne te cilin ka lëvizje te lire te mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitaleve. Kur shpalli këtë projekt madhor me 9 maj te vitit 1950, Shuman do te deklaronte mes te tjerave se projekti do te garantoje një solidaritet te qëndrueshëm mes shteteve europiane dhe se lufta ndërmjet Francës e Gjermanisë “… jo vetëm qe nuk mund te mendohet me, por edhe materialisht do te behet e pamundur”.
Pa dyshim qe kontribut ka edhe Këshilli i Evropës, krijuar ne vitin 1949, e te tjerë. Ne shkalle botërore, ne këtë drejtim kane ndikuar pozitivisht disa faktorë, mes te cilëve do te veçoja: a) Përdorimi me i shpeshte i mjeteve paqësorë për zgjidhjen e konflikteve mes shteteve, si: Bisedimet diplomatike direkte; Komisionet e hetimit apo te pajtimit; Ndërmjetësimi, Arbitrazhi ndërkombëtar, e sidomos gjykatat ndërkombëtare, b) Kontributi i Këshillit te Sigurimit ne zbatimin te detyrimeve te tij për te garantuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, detyrime te përcaktuara shprehimisht ne kapitullin e VI e VII te Kartës, duke i dhënë mundësinë atij qe ne emër te OKB-se te kërkoje edhe përdorimin e forcave te armatosura ne rast nevoje, me kushtin qe asnjë nga 5 anëtarët e përhershëm te mos vendose veton ne rastin konkret. c) Krijimi i gjykatave penale ndërkombëtare me juridiksion te detyrueshëm, duke bere realitet përgjegjësinë penale ndërkombëtare për çdo individ qe ne territorin e një prej shteteve pale kryen krime veçanërisht te renda gjate konflikteve te armatosura, te tilla si krime lufte, krime kundër njerëzimit, krimin e gjenocidit apo atë te agresionit. U fillua me Gjykatën e Nurembergut krijuar ne vitin 1946 me rezolutë te Këshillit te Sigurimit si gjykate ad hoc qe dënoi disa nga kriminelet kryesore te Luftës se Dyte Botërore, por tashme kemi edhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare, krijuar ne kuadër te OKB ne vitin 2003, dhe se fundi ne radhe por jo nga rëndësia d) Kontributi i jashtëzakonshëm i NATO-s, si një organizate e fuqishme ushtarake e botes demokratike, qe ne fakt paraqet realisht garancinë me te mire, me te plote e me te sigurte për paqe e siguri jo vetëm për shtetet anëtare, por edhe ne planin global.
Dakord në planin e përgjithshëm e atë teorik, por ne na intereson të dimë diçka më shumë rreth konfliktit konkret ndërmjet ShBA dhe Iranit.
Padyshim. Ajo qe duhet thënë është se kishim një situate te rrezikshme, ku konflikti mund te merrte përmasa te frikshme. Tani situata është disi me e qete. Në këndvështrimin te se drejtës ndërkombëtare mendoj se duhen qartësuar disa momente. Në kuadër te Kartës se OKB duhen pasur parasysh dy dispozita te saj: a) paragrafi i katërt i nenit 2 qe i ndalon çdo shteti anëtar “përdorimin e kërcënimit apo te forcës kundër tërësisë territorial ose pavarësisë politike …” te një shteti tjetër, si dhe b) neni 51 po i Kartës, qe evidenton mundësinë e çdo shteti anëtar për “vetëmbrojtje te ligjshme, individuale ose kolektive… nëse behet objekt i një sulmi te armatosur…”.
Të dy këto deklarime pranohet ne fakt se prej kohesh kane fituar statusin e te drejtës ndërkombëtare zakonore. Mbi bazën e këtyre normave, pranohet kudo se ne te drejtën ndërkombëtare humanitare ka dy koncepte baze për konfliktet e armatosura: a) jus ad bellum, te drejtën për te bere lufte, pra te drejtën per te goditur me arme palën kundërshtare, duke hyre kështu ne lufte me te, si dhe b) jus in bello, te drejtën qe vepron ne kohe lufte (gjate verimeve luftarake). Nuk ka një ndarje te prere mes tyre, megjithëse ne rastin konkret kemi te bëjmë qartësisht me konceptin e pare, jus ad bellum. Por duhet sqaruar qe ne fillim se kjo e drejte, pra e drejta për te bere lufte, si mjet për zgjidhjen e një konflikti, ndalohet kategorikisht nga e drejta ndërkombëtare.
Ajo mund te lejohet përjashtimisht vetëm ne dy raste a) kur pala qe ndërmerr veprimet luftarake është ne kushtet e vetëmbrojtjes si dhe b) kur ndërhyrja behet bazuar ne një rezolutë te Këshillit te Sigurimit te OKB-se. Serish, ne rastin konkret, jemi ne piken e pare, pasi ShBA deklaruan zyrtarisht se goditja e gjeneralit iranian ishte bere ne kushtet e vetëmbrojtjes. Nga ana tjetër, nuk ka një përkufizim shterues te konceptit vetëmbrojtje. Megjithatë, përgjithësisht pranohet se kriteret e konceptit vetëmbrojtje, si shkak për legjitimimin e ndërmarrjes se veprimeve luftarake, janë ato te përcaktuara qe ne vitin 1837 ndërmjet ShBA dhe Britanisë ne te ashtuquajturin çështja Caroline ( Nje anije britanike sulmoi dhe shkatërroj pranë Kataraktit te Niagarës, brenda territorit amerikan, anijen amerikane Caroline, ne te cilën ishin strehuar disa rebele kanadeze e mbështetës te tyre amerikane, qe përfaqësojnë një lëvizje nacionale ne Kanada për me shume liri e te drejta nga britaniket). Te dy palët ne konflikt pranuan qe ne atë kohe se koncepti i vetëmbrojtjes si shkak për te reaguar me forcën e armeve, është ajo situate “… e menjëhershme e me pasoja shume te renda qe nuk te le kohe për te zgjedhur mjetet apo për te bere negociata”.
Që nga ajo kohe, ky standard, i ashtuquajturi Testi Caroline, është përmendur dhe vazhdon te përmendet ne teorinë dhe praktiken e te drejtës ndërkombëtare, përfshi këtu edhe vendimet e gjykatave apo arbitrazheve ndërkombëtare. Ne fakt, lidhur me urgjencën dhe përmasat e rrezikut qe imponuan reagimin “ne kushtet e vetëmbrojtjes”, nuk janë dhënë sqarime te detajuara. Problemi ndërlikohet ne dukje edhe me shume nga fakti se ngjarja (goditja) ndodhi ne Irak, pra ne territorin e një shteti te trete. Ne këtë rast, formalisht kërkesa për ndërmarrjen e sulmit, bazuar ne parimin e vetëmbrojtjes, mund dhe duhet te ishte bere nga ky shtet (pra Iraku) ose te paktën nga trupat e ShBA ne Irak.
Megjithatë, nisur nga tërësia e rrethanave dhe zhvillimeve te atyre ditëve ne Irak (mundësia e sulmit ndaj ambasadës amerikane dhe diplomateve te saj, etj.), referuar edhe informacionit te përgjithshëm qe u be zyrtarisht i ditur, mendoj se duhet besuar qe reagimi ka qene ne kufijtë e vetëmbrojtjes. Sidoqoftë, kjo çështje mund dhe duhet te sqarohet me mire gjate ditëve ne vijim veçanërisht nga vete ShBA. Nga ana tjetër, nuk dua ta diskutoj çështjen ne planin e brendshëm, pasi ka pasur mendime se bazuar ne Kushtetutës amerikane, autorizimi për sulmin duhej te ishte marre paraprakisht nga Kongresi. Por votimi i pak ditëve me pare ne Kongres, pretendimi për ekzistencën e një situate te paparashikuar vetëmbrojtëse si dhe kompetencat e përgjegjësitë e mëdha e te gjera kushtetuese te Presidentit te ShBA, besoj se i japin përgjigje këtij qëndrimi. Për me tepër, padyshim qe vendimmarrja e tij bazohet ne një strukture te gjere, me informacione e veprime koherente e inteligjente, qe angazhojnë njerëz te shumte.
Po sulmi me dron, bazohet apo jo ne te drejtën ndërkombëtare?
Ritheksoj se duhet pasur parasysh qe ne te drejtën ndërkombëtare, ne ndryshim nga e drejta e brendshme, gjerat nuk mund te shihen bardh e zi. Sepse për çdo rast konkret nuk janë kushtet, provat dhe mjetet e nevojshme për te bere një gjykim te tille te plote e përfundimtar. Por një gjë është shume e qarte. Veçanërisht ne fushën e te drejtës ndërkombëtare humanitare, gjerat kane ndryshuar shume, sidomos pas sulmit terrorist te 11 shtatorit 2001. Terrorizmi është një rrezik tepër i madh dhe i vazhdueshëm për te gjithë. Ato kane struktura, dege e organizim ne te gjithë boten. Përdorin teknologji e arme moderne. Kane kurajën te planifikojnë, financojnë, organizojnë, sulmojnë e vrasin masivisht njerëz te pafajshëm. Kane guximin te bëjnë terror edhe Brenda ne kryeqytetet e shteteve me te forta ushtarakisht e me demokraci te zhvilluar. Pra ne këtë kuptim, ato dhe njerëzit qe i përkrahin, i kane shpallur lufte botes se qytetëruar, pa qene edhe vete aktore te mirëfilltë shtetërore.
Në këto kushte, sigurisht qe duhet kundërvepruar energjikisht e bashkërisht, me te gjitha forcat, por bazuar ne rregulla e norma te mirë pranuara, si ne planin e brendshem, ashtu dhe ne atë ndërkombëtar. Së bashku me shtetet e tjera. Ndaj është e qarte qe edhe e drejta ndërkombëtare humanitare duhet te ndryshoje. Ajo duhet te përshtatet për t’ju përgjigjur me mire situatave te reja. Karta dhe katër Konventat e Gjenevës , pas me shume se 70 vjetësh nga miratimi tyre, nuk mund te garantojnë suksesin e plote te këtij ballafaqimi. Nga ana tjetër, kërkohet bashkëpunim e vendimmarrje me e gjere edhe brenda Këshillit te Sigurimit, duke zgjeruar përbërjen dhe përcaktuar rregulla me te qarta për te drejtën e vetos. Te gjitha këto ka vite qe diskutohen, por ende nuk janë bere reformat e duhura.
Ndaj shpesh, sidomos ne te drejtën ndërkombëtare, duhet te veprohet edhe ne baze te të ashtuquajturës ius cogens apo detyrime me karakter erga omnes, detyrime qe i drejtohen te gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Edhe ne mungese te legjislacionit specifik, Gjykata Ndërkombëtare Penale ne procesin e Nurembergut pati kurajën te theksonte nder te tjera për here te pare qe ne vitin 1946 se a) përgjegjësia penale ndërkombëtare nuk duhet dhe nuk mund te jete koncept abstrakt (thjeshte kundër një shteti te caktuar), por duhet te këtë natyre konkrete, duke vepruar drejtpërsëdrejti edhe mbi individët përgjegjës për kryerjen e krimeve veçanërisht te renda dhe se b) vrasja masive e njerëzve te pafajshëm sigurisht qe përben ne vetvete një krim te rende te se drejtës ndërkombëtare zakonore.
Nga ana tjetër, duhet thënë se ne këtë drejtim ka patur zhvillime pozitive edhe ne te drejtën e brendshme, veçanërisht ne ShBA, France, Gjermani, Britani, e te tjerë. Kështu për shembull, nder te tjera, Gjykata e Larte e ShBA i ka dhanë te drejte autoriteteve amerikane kompetente qe ne situata te veprimeve te armatosura ushtarake, përfshi edhe luftën kundër terrorizmit, te izolojnë e arrestojnë personat e përfshirë ne aktet terroriste ( kundërshtarët), si pjese e te drejtës qe duhet te këtë çdo shtet për përdorimin e forcës ne kushtet e vetëmbrojtjes. Nga ana tjetër, përdorimi apo jo i droneve për eliminimin e kundërshtarëve ka qene dhe mbetet një çështje mjaft e debatuar. Me te drejte kërkohet me shume kujdes, siguri e saktësi ne përdorimin e tyre. Megjithatë, ne mars 2019, Gjykata Administrative e Apelit ne qytetin Mynster/Gjermani ka justifikuar përdorimin e droneve ne “Luftën kundër Terrorizmit”, si lufte e armatosur “pa kufij e me natyre globale”, por qe duhet te marre ne konsiderate dhe me shume kujdes mbrojtjen e popullsise civile. Pritet me interes qe për këtë çështje te shprehet përfundimisht gjate këtij viti edhe Gjykata e Larte Administrative e RFGjermane.