Aktualitet

"Vuçiq të tërheqë letrat e dërguara 5 shteteve të BE-së", Kurti tregon kushtet për formimin e Asociacionit

Shkruar nga Liberale
"Vuçiq të tërheqë letrat e dërguara 5 shteteve

Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar për diskutimet mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke treguar edhe kushtet që të pranohet nga qeveria e Kosovës.

Kurti ka deklaruar se në të gjitha takimet e deritanishme të organizuara me ndërmjetësin amerikan, ka potencuar në vazhdimësi përkushtimin për të arritur sa më shpejt dakordësimin për propozimin franko gjerman.

Ai ka thënë se këtë propozim e shohin si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe janë të interesuar të punojnë intensisvisht që të nënshkruhet nga palët.

“Jam i gatshëm që me konstruktivitetin maksimal të kontribuoj. Pika e dhjetë e propozimit për marrëveshje bazë i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve dhe në kuadër të këtij neni përfshihet edhe ajo e Asociacionit. Çfarëdo tentative që marrëveshjet që nxirren si parakushte për të ecur përpara janë të pakuptimta. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat, por i ruan si vlerë shoqërore. Sa i përket Asociacionit ky është qëndrimi ynë. Asociacioni i dalë nga marrëveshja Thaçi-Daqiq si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet vetëm nën këto kushte”, ka thënë ai.

Sipas tij, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe sipas tij nuk mund të jetë monoetnik. Kurti ka shtuar më tej, se duhet të ndërrohet emri, nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave. Ai ka thënë se të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit në të dy shtetet.

Kurti ka shtuar se para vendosjes së Asociacionit strukturat ilegale në Serbi shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Presidenti i Serbisë i tërheqë letrat e dërguara te 5 shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e Kosovës në BE”, ka thënë ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH