Globi

Vuçiç: Përpjekja për copëtimin e Serbisë nisi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Shkruar nga Liberale
Vuçiç: Përpjekja për copëtimin e Serbisë nisi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbajti fjalën e tij këtë të enjte në  sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç u shpreh se mosrespektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara është rrënja e të gjitha problemeve me të cilat po përballet bota.

Sipas tij, përpjekja për copëtimin e Serbisë, nisi zyrtarisht në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Përpjekja për copëtimin e vendit tim, e nisur zyrtarisht në vitin 2008 me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, është ende në vazhdim. Shkelja e Kartës së OKB-së në rastin e Serbisë ishte një nga pararendësit e dukshëm të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohemi të gjithë sot, të cilat shkojnë shumë përtej kufijve të vendit tim apo të rajonit nga unë vij”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH