Janë gjetur në Durrës arma dhe makina, që përdori Habib Rexha për t'u larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së Arian Gosës është gjetur në zonën e plazhit në Durrës.
Ka qenë vetë Rexha që ka treguar vendin se ku e ka lënë. Ervin Kurti, miku i tij e ka shoqëruar deri në Durrës.
Kujtojmë se, Habib Rexha u vetëdorëzua në polici një ditë më parë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18.30 të së dielës në lagjen Nr. 1, në Kavajë, teksa Gosa ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe me babanë e tij.
Rexha është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i marrë jetën. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha vëllai i Habib Rexhës.