Aktualitet

Vlorë, arrestohet shpërndarësi i kanabisit

               Publikuar në : 17:22 - 09/10/19 liberale

Finalizohet operacioni antidrogë “PlayStation”.

Shpërndante lëndë narkotike në qytet, vihet në pranga nga policia autori kryesor dhe procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohen 56 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit, menjëherë organizoi punën me qëllim kapjen e tij.

Në bazë të këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, në një nga rrugicat e lagjes “Partizani” u bë kapja në flagrancë e shtetasit M. V., 41 vjeç, banues në këtë lagje.

Pas kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 56 doza me lëndë narkotike të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V. Ky shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.b

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *