Një 11-vjeçar është në mesin e 917 pacientëve të tjerë që kanë vdekur në Britaninë e Madhe pas testimit pozitiv me koronavirus, duke e cuar numrin e vdekjeve totale në 9,875.
Dita e sotme ka shënuar një rënie nga ajo e djeshmja, ku u regjistruan 980 viktima, e cila mbetet dita që shënoi vdekjet më të larta në Evropë, duke tejkaluar ditët më të këqija të Italisë dhe Spanjës.
Rastet totale të personave të infektuar u shtuan me 5.233, duke shkuar në 78,991 pasi u kryen 18.091 teste shtesë.
Ndërkohë, numri i të infektuarëve në SHBA ka kaluar gjysmë milionin, ndërkohë që numri i vdekjeve ka shkuar në 18.777.
Sipas shifrave të fundit nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve ka arritur në 501.615 me 35.316 raste të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 18.777 me 2.091 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.
SHBA ka më shumë raste të raportuara me koronavirus se çdo vend tjetër në botë, e ndjekur nga Spanja me 161.852 dhe Italia me 147.577./Gazeta Liberale