Aktualitet

Vidhte dyqanet dhe supermarketet me pistoletë lodër, arrestohet 28-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Vidhte dyqanet dhe supermarketet me pistoletë lodër, arrestohet

Policia e Durrësit arrestoi një 28-vjeçar, i cili vidhte me dhunë bizneset, duke përdorur një pistoletë lodër.

I arrestuari është shtetasi me inicialet Sh. Z., banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Ky shtetas ka vjedhur dy biznese në datat 17- 18 korrik. Më datë 17 korrik, në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë;

më datë 18 korrik, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH