Ka qenë e tensionuar vizita e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në komunën e Skënderajt, një bastion i PDK-së.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, ka qenë një grup mbështetësish të PDK-së dhe ish-kreut të saj Hashim Thaçit që sot ndodhet në Hagë, që kanë pritur Kurtin me thirrje për UÇK dhe Hashim Thaçi.
Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe një moment kur disa prej mbështetësve të PDK-së kanë hedhur gurë dhe vezë në drejtim të kreut të Vetëvendosjes.
Për mbarëvajtjen e këtij tubimi ishte angazhuare dhe Njësia Speciale e policisë së Kosovës. Pak ditë më parë pati një tjetër incident gjatë vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut.
https://youtu.be/u6E4iiTwq0M