Aktualitet

Video/Pamjet nga aksidenti në ish-Bllok, polici me shpejtësi skëterrë

Shkruar nga Liberale

ABC News raporton se nga kamerat e sigurisë janë siguruar pamjet ku shihet se në orën 12 : 44 minuta gjatë ditës së sotme, makina tip “Volvo” me targa të huaja duket se ka qenë duke ecur me shpejtësi në një zonë të banuar, dhe pasi i është afruar kryqëzimit të rrugës “Vaso Pasha” në zonën e ish-bllokut, ka përplasur automjetin tjetër tip “Ford” që, siç shihet, i ka prerë rrugën.

Si pasojë e përplasjes, makina tip “Volvo” ka përfunduar në ambientet e një dyqani anës rrugës duke i shkaktuar dëme materiale. Po ashtu ka përplasur edhe një automjet tip “Mercedez-Benz” i parkuar në anë të rrugës, si dhe një motoçikletë.

Sipas abcnews, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona, një prej tyre në gjendje më të rëndë. Ndërsa raportohet se drejtuesi i mjetit tip “Volvo” me targa të huaja që shkaktoi aksidentin është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës.

https://youtu.be/p2AkLCXlDL0

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH