Globi

Video/ Momenti kur burri hedh gruan e tij 7-muajshe shtatzënë nga shkëmbi

Shkruar nga Liberale

Gjykata dëgjoi se Aysal e vrau atë me qëllim që të merrte paratë e sigurimit të jetës, pasi ajo ishte siguruar më herët. Hysal apeloi pasi avokatët pretenduan se ai ishte i çmendur, por mjekët provuan se ai është shëndoshë e mirë dhe se krimin e kreu me vetëdije, prandaj do t’i duhet të qëndrojë pas hekurave të paktën 30 vjet përpara se të mund të apelojë për lirimin e tij.

https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2021/02/23/3433587777005899265/636x382_MP4_3433587777005899265.mp4

Ai e kishte shtyrë gruan e tij shtatzënë nga një shkëmb, duke i shkaktuar vdekjen, dhe është dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm, me kusht që të kërkojë lirimin pas 30 viteve.

Hakan Aysal, 40 vjeç, pas krimit iu komunikua vendimi i Apelit.

Gjykata kishte dëgjuar më parë se Aysal e shtyu gruan Semra, 32 vjeçe, nga një shkëmb 1000 metra në Luginën e Butterfly, një vend turistik rreth 10 milje në jug të Fethiye. Aysal e kishte joshur gruan e tij - e cila kishte frikë nga lartësitë – duke e çuar në buzë të shkëmbit me pretendimin se do të bënte një selfie para se ta shtynte atë.

Më pas ai u përpoq të manipulonte vrasjen dhe të merrte një pagesë sigurimi prej 50,000 euro, nga një policë sigurimi që çifti e kishte firmosur pak kohë përpara se ajo të vdiste. /Liberale. al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH