Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si “kaubojsi” ka ndryshuar drastikisht.
Ai jo vetëm ka humbur 40 kg, por tashmë ka ndryshuar edhe look. Nuk mban më mjekër dhe mustaqe dhe ka vendosur syze.
"Ka qenë pak i vështirë të arrihet ky rezultat, por me vullnet gjithçka arrihet. Duhet të ushqehemi mirë. Mu deshën gati 6 muaj, që në dhjetor. Ka qenë sakrificë e jashtëzakonshme.Kam humbur 40 kg me një dietë mjaft të rreptë që vazhdon të jetë e tillë. Por tani jam mësuar dhe trupi nuk kërkon atë që kërkonte më parë. Por dy muajt e parë kanë qenë shumë të vështira. Me ato ushqime ushqehen fëmijët e vegjël. Por humbja e peshës të lodh me ekuilibrin, mendimin, nuk i kisha përjetuar më parë. Pikëarritja është 45 kg, më kanë mbetur edhe 5 kg për të humbur. Ma këshilluan një grup mjekësh italianë dhe një shqiptar. Sot ndjehem shumë mirë. Tani mbaj orën që kam pasur para 20 vitesh", tha ai për emisionin "Ditë e Re". /Gazeta Liberale
https://www.youtube.com/watch?time_continue=340&v=MbxKg0qQbK0&feature=emb_logo