Policia e Tiranës vijon kontrollet me dronë në rrugët e kryeqytetit. Në një video të publikuar së fundmi shihet se, si drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë vijat e bardha për kalimtarët.
“Një ndër objektivat e “?Dronit edukues?” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor. Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se, shoferëve u është bërë shpesh thirrje nga policia, që të jenë të kujdesshëm.