Aktualitet

Video/ Aksidenti në Vlorë, shkon në 4 numri i viktimave

Shkruar nga Liberale
Video/ Aksidenti në Vlorë, shkon në 4 numri i viktimave

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja mbi aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të ndodhur në aksin Levan-Vlorë.

Sipas policisë, rreth orës 08:23, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip Audi është përplasur me një mjet tip Toyota.

Si pasojë e aksidentit, 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe 3 shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe 2 pasagjerë), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët pa probleme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

https://youtu.be/rTev6yRRx-w

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH