Boksieri i famshëm amerikan Eroll Spence ka pësuar një aksident të frikshëm, duek rrezikuar jetën e tij.
Në videon që po bën xhiron e internetit, shihet se për shkka të shpejtësisë, boksieri humb kontrolin e makinës së tij Ferrari.
Mësohet se sportisi është në gjendje të qëndrueshme.
“Spence është zgjuar dhe po reagon, ndërsa gjendja e tij është e qëndrueshme. Ai nuk ka asnjë kockë të thyer ose fraktura, por ka disa çarje të fytyrës”, thuhet në deklaratën zyrtare të ekipit të Spence.
Spence është një ndër boksierët më të njohur, me një rekord të shkëlqyer prej 26 fitoresh (21 nokaut), 0 humbje, 0 barazime. 29-vjeçari ka në zotërim dy brezat kampion bote WBC e IBF të kategorisë Welterweight (deri në 67 kg) dhe pritej që së shpejti të fillonte negociatat për një duel me legjendën filipinase Manny Pacquiao./Gazeta Liberale