Showbiz

Vëllai i Madh u la afat të qëndrojnë deri më 6 maj, cili është vendimi i banorëve?

Shkruar nga Liberale
Vëllai i Madh u la afat të qëndrojnë deri më 6 maj,

Në “Prime” e së shtunës, përmes një zarfi të kuq që u fut në shtëpi nga Vëllai i Madh, banorët u njoftuan se ky edicion i dytë i Big Brother Vip do të përfundojë më datë 6 maj.

Moderatorja Arbana Osmani u la afat deri të martën banorëve, për të dhënë një përgjigje përfundimtare, nëse duan të qëndrojnë ende, apo nëse duan të largohen, përpara datës 6.

Ditën e sotme, ishte Olta ajo që i pyeti banorët se çfarë mendojnë për datën 6 maj. Ajo vetë tha se e ka me dy mendje dhe se ende nuk e ka vendosur.

Qetsori dhe Antoneta u shprehën se nuk e kanë problem të qëndrojnë deri në fund, duke qenë se ata pak javë kanë që janë futur.

Edhe Kristi u pyet nga Olta për vendimin e tij, por ai refuzoi të përgjigjej.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH