Globi

Varhelyi ua bën të qartë Kurtit dhe Osmanit: Zbatoni marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin

Shkruar nga Liberale
Varhelyi ua bën të qartë Kurtit dhe Osmanit: Zbatoni

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, ndodhet sot në Kosovë dhe po zhvillon takime me drejtuesit më të lartë politikë.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Varhleyi foli për dialogun Kosovë- Serbi, ndërsa theksoi se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë marrë vesh.

“Qëllimi i vizitës nuk është t’ua përkujtoj, por të gjitha palët duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që janë dakorduar, përfshirë ato të vitit 2013 e 2015”, tha komisionari për Zgjerim, duke nënkuptuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai foli më tej edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa tha se Kosova është e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në.

“Nëse ka një mesazh të qartë që vjen gjithmonë nga Prishtina dhe Kosova është se shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në. Keni treguar angazhim dhe mbështetje në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Diskutuam çështjen e reformave, dhe të arriturat në gjashtë vitet e fundit. Reformat duhet të jenë të vazhdueshme dhe të zbatueshme, duhet një regjistër i tyre. Mirëpresim angazhimin e qeverisë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit. Duhet luftimi i nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova është në fazë të hershme sa i përket adresimit të këtyre çështjeve. Kosova është vend strategjik për tërheqjen e bizneseve por për këtë duhet krijuar kushtet e volitshme. Po ashtu dhuna ndaj mediave e presionet duhet të ndalen”.

Varhelyi u prit në objektin e Qeverisë edhe nga kryeministri Albin Kurti. Ai do të takohet me liderët opozitarë e do të vizitojë veriun.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH