Qyteti i Korçës është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje vendin tonë. Korçarët janë mbledhura bashkë duke grumbulluar ushqime, veshje e para për të prekurit nga tërmeti.
Grumbullimi i ndihmave është bërë në tre pika në qytet. Pika e parë është tek Katedralja, një tek bashkia dhe pika e tretë e mbledhjes së ndihmave është tek Univeristeti.
Të gjithë ata që duan t'i bashkohen dhurimit të ndihmave në qytetin e Korçës mund të shkojnë në këto tre vende.
https://a2news.com/wp-content/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-27-at-2.32.20-PM.mp4