Me ardhjen e verës, viruset respiratore kanë tendencë të marrin fund shpejt. Megjithatë, po flitet për një valë verore të Covid-19, nw vende tw ndryshme. Nw Itali të dhënat e fundit zyrtare flasin për një rritje të ndjeshme të infeksioneve në shumicën e rajoneve, por veçanërisht në Romw. Federico Gueli, ekspert që ka vazhduar të ndjekë prej vitesh evolucionin e virusit Sars-CoV-2 , deklaroi se “janë të pakta sekuencat e fundit të ngarkuara nga vendi ynë, por sekuencat e mbledhura nga aeroportet amerikane ndihmojnë mw shumw. Në total, në qershor ishin 33 mostra të lidhura me Italinë, nga të cilat vetëm 11 u renditën në territorin kombëtar, ndërsa të tjerët erdhën nga kontrolli i aeroportit”.
Në SHBA, një studim i Universitetit të Kolorados (CU) në Boulder, i botuar në 'Science Advances', u përgjigjet pyetjeve falë një modeli të ri matematikor që ofron informacion të dobishëm jo vetëm për infeksionin Sars-CoV-2, por edhe për sëmundje të tjera ngjitëse si gripi ose virusi sincicial i frymëmarrjes Rsv. Në rast të simptomave të dyshimta do të ishte më mirë të prisnit të paktën 2 ditë përpara se të bëni testin për Covid, thotw studimi.
Studimi raporton se, në çdo rast, testimi i vetes është një ide vërtet e mirë , sepse edhe nëse urgjenca pandemike ka mbaruar, është gjithmonë më mirë të dini nëse jeni të infektuar përpara se të vini në kontakt me njerëz të brishtë. Por pavarësisht kësaj, ekspertët deklarojnë se “ Covid ka ndryshuar dhe secili variant sillet ndryshe dhe mënyra se si ndërvepron me testet mund të jetë e ndryshme. Studimi tregon se nëse një person i infektuar me Covid i nënshtrohet menjëherë një testi të shpejtë, në simptomat e para, një negativ i rremë është pothuajse i sigurt: infeksioni shpëton në një përqindje të rasteve deri në 92%. Duke pritur 2 ditë, negativet false bien në 70%. Nëse ekziston mundësia për të bërë një test të dytë në ditën e tretë, ato bien në 66%: dhe zbulohet një infeksion në 3.
Mund të duket pak, por diagnostikimi i një të tretës së infeksioneve mund të reduktojë ndjeshëm transmetimin e Covid. Testet e shpejta në fakt ishin krijuar për të kapur pozitivët me ngarkesën më të lartë virale, më ngjitëse (si të thuash).
Dhe me rritjen e infeksioneve, pyetjet e vjetra bëhen përsëri aktuale: të bëni testin apo jo? Dhe nëse po, kur? A është i besueshëm testi i shpejtë? Dhe çfarë të bëni nëse rezultoni pozitiv? Le të përpiqemi të sqarojmë.
Pas alarmit në SHBA, në vendin tonë fqinj, Italia të dhënat e fundit tregojnë se janë gjithsej 33 mostra të lidhura me Italinë në qershor, nga të cilat vetëm 11 janë sekuencuar në territorin kombëtar, ndërsa të tjerët vijnë nga kontrollet në aeroporte. Dhe nga këto, 22 i përkasin një prejardhjeje të KP: 12 nga 22 janë KP.3 varianti i fundit i dhënë në rritje globalisht, dhe 6 nga këto 12 janë KP.3.1.1 , që është varianti më i shpejtë në botë në moment.
Sidoqoftë, variantet e reja të Sars-CoV-2 (gjithashtu duke marrë parasysh që shumica e njerëzve tani kanë zhvilluar një shkallë të caktuar imuniteti ndaj Covid-it) përsëriten pak më ngadalë sesa koronavirusi origjinal.
Përgatiti: a.m /Liberale.al/