Aktualitet

Universitas vjen sot me: Padurimi kapitalist dhe brezi i ri

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen sot me: Padurimi kapitalist dhe brezi i ri

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull "Padurimi kapitalist dhe brezi i ri".

"Periudha që jetojmë karakterizohet nga padurimi. Gabojmë nëse mendojmë që ky është tipar vetëm i fëmijëve të sotëm, pasi padurimin e gjejmë në veprim në të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor, të cilat drejtohen nga të rriturit. Kështu ka padurim për rezultate në shkencë, edhe pse shkenca ecën normalisht me një ritëm më të ngadaltë se fushat e tjera."

Në rubrikën Profil do të gjeni shkrimin e profesor Vladimir Myrtezai me titull "Loser or Winer: shkolla, artistët dhe jeta underground".

Më pas do gjeni një OP-ED nga Paolo Salomi, "Antisemitizmi, ku lind helmi i urrejtjes",

"Të paditet amtisemitizmi, sot duket një mundim i kotë. Është e vështirë të gjendet ndonjëri që të mos jetë i një mëndje se urrejtja kundrejt hebrenjve është një ndjenjë që i përket çasteve më të errëta të historisë.”

Universitas vijon me një Analizë nga ambasadori Besar Likmeta me titull "Miliona euro për propagandën elektorale në TV".

"Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se mediat audiovizive, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të prillit, e injoruan kufizimin mbi minutazhin e reklamave politike , por shkeljet e kodit zgjedhor nuk u shoqëruan me sanksione."

Po ashtu gjeni edhe Komentin me titull "Ç’mund të bëjnë së bashku për Ballkanin Britania e Madhe dhe BE?" nga Arminka Helić.

Si çdo të shtunë në rubrikën “Campus” do të gjeni dy shkrime: "Hapet sezoni teatror 2021/ Shfaqet në UET premiera e “Domino në Burgator”"

"Universiteti Europian i Tiranës ishte vendi i përzgjedhur për hapjen e sezonit teatror për vitin 2021. Ditën e hënë më, 7 qershor, në sallën "Aula Magna" u luajt në skenë premiera e shfaqjes “Domino në Burgator”, me skenar dhe regji të Armand Borës dhe me interpretimin e aktorëve të mirënjohur Xhevat Limani, Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani."

Campus vijon me shkrimin "Neoliberalizmi nuk është diçka e keqe për arsmin e lartë", nga

Kevin Dougherty, profesor në Universitetin e Columbia.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH