Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, ku do të gjeni jo vetëm lajme politike, por të zhanreve të ndryshme, si dhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile i cili titullohet: “Përballë nihilizmit”
“Situata pas tërmetit nuk kërkon vetëm rindërtim në kuptim fizik të fjalës, por edhe rindërtim të vlerave dhe besimeve. Që të ndodhë kjo nevojitet reflektim i thellë, i cili të ketë aftësinë të arrijë deri te themelet e ekzistencës sonë”.
Ndërsa te rubrika “OP-ED” do gjeni një shkrim me titull: “Në kërkim të së vërtetës”, nga Eugjen Merlika.
Në rubrikën “Profil”, vjen profesor Vladimir Myrtezai me shkrimin: “Të rivitalizosh konceptin e mjeshtërisë”.
“Krijimtaria në Shqipëri, veçmas piktura si medium, ka pësuar një kalvar të thiktë ulje ngritjesh dhe propozimesh aq të ndryshme dhe akrobatike, saqë të kujtojnë atë thënien e famshme që edhe gomari mund të fluturojë.”
Rubrika “Campus” vjen me shkrimin “10 elementët e këshillimit akademik dhe profesional në UET, nga “Gjimnaz Tour tek Shkollat Sezonale për pesë fakultete”.
Më tej në këtë rubrikë do të gjeni një shkrim të dytë me titull“Studentët sot funksionojnë shumë ndryshe nga kur drejtuesit ishin në universitet”, me autore Tessa Bravata.
Në fund do të lexoni sërish një analizë e cila titullohet: “Helmet që minojnë NATO-n”, nga Paolo Valentino.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale