Sport

UEFA merr vendimin, arbitri që do të gjykojë Shqipërinë ndaj Polonisë në Tiranë

Shkruar nga Liberale
UEFA merr vendimin, arbitri që do të gjykojë Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare mori një pikë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Çekisë.

Nuk ka kohë për të humbur dhe Sylvinho do të duhet të mendojë menjëherë për një tjetër “finale” në këto kualifikuese.

Ditën e diel në orën 20:45 në “Air Albanian” presim Poloninë. Një duel që do të vendosë shumë mbi fatet e kombëtares tonë  në finalet e Euro 2024. Kjo ndeshje mund të jetë përcaktuese edhe për fatin e secilës prej dy skuadrave në objektivin e kualifikimit.

Për një përballje të tillë UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët që do të vendosin drejtësi. 90-minutat e “Air Albanias” i janë besuar spanjollit Jose Maria Sanchez, i cili do të jetë kryesorë, i cili do të ndihmohet nga Raul Cabanero dhe Inigo Prieto.

Arbitër i katërt do të jetë Guillermo Cuadra, ndërsa VAR-i i ëhstë besuar Carlos del Cerro Grande, ndërkohë në avar do të jetë Cesat Soto Grado. Jose Maria Sanchez është një gjyqtar i njohur në La Liga, ndërsa ka gjykuar edhe në sfidat europiane si Champions League, Europa League dhe Conference League.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH