Policia norvegjeze ka arrestuar një ish-komandant të grupit mercenar, Wagner me dyshimin se ai u përpoq të rihynte ilegalisht në Rusi pasi kishte kërkuar azil në Norvegji në fillim të këtij viti.
Përmes një deklarate, policia deklaroi një burrë rreth të 20-ave ishte arrestuar për përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin rus, shkruan The Guardian.
Andrei Medvedev u arratis nga Rusia në janar në Norvegji. Avokati i tij, Brynjulf Risnes tha se arrestimi ishte për shkak të një keqkuptimi.
“Ai ishte atje lart për të parë nëse mund të gjente vendin ku kaloi në Norvegji në janar. Ai u ndalua kur ishte në një taksi. Ai kurrë nuk ka qenë afër kufirit … Nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij për të kaluar kufirin në Rusi), theksoi Risnes.