Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për gjetjen e përdhunuesit 45-vjeçar, i cili kaloi kufirin për të shmangur arrestimin në Greqi.
Shqiptari, i cili u identifikua si autori i përdhunimit të një viktime 34-vjeçare dhe tentativës së dhunimit të një 24-vjeçareje në orët e para të së dielës së kaluar, raportohet se ka kaluar kufirin greko-shqiptar nga Kakavia, në orët e para të 27 tetorit.
Përdhunuesi me tatuazh ka lëvizur i pa shqetësuar pasi fillimisht policia shqiptare nuk ka pasur asnjë informacion për 45-vjeçarin.
Mirëpo, siç deklaroi për mediat greke, një përfaqësues i Ministrisë së Rendit Publik të Shqipërisë, sapo kanë marrë sinjalin nga policia greke kanë nisur kontrollet intensive për arrestimin e përdhunuesit të dyshuar.
Deri më tani, 45-vjeçari mbetet i pa kapur ndërsa vijon bashkëpunimi për kapjen e kriminelit.
Oficerët e policisë së Drejtorisë së Sigurimit të Athinës kanë përvijuar plotësisht profilin e 45-vjeçarit si nga dëshmitë e dy viktimave të tij, ashtu edhe nga kamerat e sigurisë të zonës ku ai operoi natën në fjalë.
Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, i cili gjashtë muaj më parë dyshohet se tentoi të sulmonte seksualisht një grua tjetër.
Viktima kishte arritur t'i shpëtonte, duke kërkuar ndihmë, ndërsa nëna e të dyshuarit duket se e konfirmon ngjarjen.
Ajo foli për ERT për torturat që po kalonte pranë tij teksa 45-vjeçari pinte dhe i vidhte paratë.
“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do marr pension, po më merrte lekët. Ai pi cipuron, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”, tha nëna e 45-vjeçarit të arratisur./Liberale.al