Globi

Tragjike/ Nëna e 4 fëmijëve dhunohet, drogohet dhe rrëmbehet nga një bandë mafioze shqiptare

Shkruar nga Liberale
Tragjike/ Nëna e 4 fëmijëve dhunohet, drogohet dhe rrëmbehet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali ku një bandë mafioze shqiptare ka rrëmbyer, dhunuar dhe droguar një grua.

Sipas mediave gruaja me origjinë nga Hungaria u rrëmbye në qytetin e Milanos, me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion.

Ajo ishte nënë e 4 fëmijëve, ku ka arritur të shpëtojë falë një postimi që ka bërë në rrjetin social Facebook. Mësohet se gruaja postoi një mesazh në një faqe të hapur për hungarezët që jetojnë në Milano, duke shkruar se është rrëmbyer, droguar e dhunuar, dhe se ndodhet e mbyllur në një banesë.

Pas kësaj, një bashkëkombëse e saj ka arritur që të sinjalizojë policinë, duke bërë të mundur lokalizmin dhe shpëtimin e saj. Viktima ishte në rrezik dhe është kërcënuar vazhdimisht duke u qëlluar me armë zjarri.

“Ajo nuk do të kishte pasur mundësi të kthehej në shtëpi nëse unë nuk do t’i besoja të gjitha dhe do të reagoja shpejt”, shkruan gruaja që i shpëtoi jetën nënës hungareze.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH