Globi

Tragjedi në SHBA/ 21-vjeçari përplas për vdekje me makinë motrën dhe dy fëmijët e saj

Shkruar nga Liberale
Tragjedi në SHBA/ 21-vjeçari përplas për vdekje me

Një krim i rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një burrë ka përplasur për vdekje me makinë motrën e tij, së bashku me fëmijët e saj.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Nju Jorkut, ku Dalia Klink, 24-vjeç, vajza e saj 6-vjeçare dhe fëmija tjetër 17-vjeçar mbetën të vrarë. Sipas mediave, makina "Ford Focus" me të cilin po udhëtonin u përplas kokë më kokë me automjetin e drejtuar nga Evan Klink, 21-vjeç.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, por sipas dëshmitarëve, 21-vjeçari u zhvendos papritur në korsinë e kundërt të trafikut. Mbetet e paqartë nëse devijimi ishte i qëllimshëm apo jo. Policia po përpiqet gjithashtu të përcaktojë shpejtësinë me të cilën udhëtonte Evan Klink.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH