Globi

Tragjedi në një lokal nate, 17 të vdekur deri tani

Shkruar nga Liberale

Të paktën 17 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, në një klub nate dhe shumë të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur. Rrethanat janë ende të paqarta.

Viktimat janë të moshës nga 18 deri në 20 vjeç.

Ngjarja tronditëse ndodhi në qytetin jugor bregdetar të Afrikës së Jugut, “Londra Lindore” gjatë orëve të para të mëngjesit, - tha policia.

Shefi i policisë Tembinkosi Kinana tha se policia u njoftua nga publiku, mbi incidentin e ndodhur në "Scenery Park", rreth 3 km (1.9 milje) nga qendra e qytetit.

“Rrethanat në të cilat ata vdiqën janë ende nën hetim,” i tha Kinana agjencisë së lajmeve Reuters, duke shtuar se ishte shumë herët për të përcaktuar shkakun e vdekjes së të rinjve të moshës 18 deri në 20 vjeç.

Televizionet lokale tregon oficerët e policisë duke u përpjekur të qetësonin një turmë njerëzish të mbledhur jashtë klubit në qytet, i cili shtrihet në bregun e Oqeanit Indian, gati 1,000 km (620 milje) në jug të kryeqytetit Johanesburg. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH