Aktualitet

Tom Doshi non grata në SHBA, Kim: Shqiptarët meritojnë më shumë

Shkruar nga Liberale

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish për zgjedhjet e 25 prillit, duke kujtuar personat që janë shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit.

Teksa ka shpërndarë njoftimin e Sekretarit të Shtetit, për shpalljen non grata në SHBA të Rom Doshit, Kim shkruan se shqiptarët meritojnë më shumë se kaq.

"Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo", shkruan Kim në Twitter.

Kujtojmë që ambasadorja e SHBA-ve ka kërkuar më herët nga partitë politike që të mos përfshijnë në listat zgjedhore persona të inkriminuar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH