Rita Ora dhe Taika Waititi u martuan në janar, siç e kanë konfirmuar në një intervistë të re për Vogue Australia, për të cilën kanë bërë edhe një sesion fotografik.
Në të njëjtin artikull, këngëtarja dhe kantautorja 32-vjeçare dhe regjisori 47-vjeçar kanë folur për marrëdhënien e tyre dhe për atë që i mban ata të lumtur së bashku. “Ka të bëjë me sakrifikimin e disa gjërave dhe duke i lënë kohë njëri-tjetrit, veçanërisht kur të dy jeni të zënë... Nëse jeni vërtet të interesuar për njëri-tjetrin, do të gjeni një mënyrë”, tha Ora, ndërsa bashkëshorti i saj shtoi: “Që një martesë, një marrëdhënie të ketë sukses, duhet të gjesh personin me të cilin dëshiron të jesh.
“Kam bërë shumë gjëra me njerëz me të cilët kam qenë në lidhje, por ata ishin disi të nxituar, nuk kishte energji. Kështu që të bëj diçka me mikun tim më të mirë na relakson të dyve. Ndihemi rehat me njëri-tjetrin. Ne bëjmë shaka kur jemi bashkë dhe flasim seriozisht kur kemi nevojë”.
Çifti u takua në vitin 2018, por thashethemet për lidhje filluan të qarkullonin në prill të 2021. Në gusht të të njëjtit vit, ata bënë paraqitjen e tyre të parë së bashku në tapetin e kuq në premierën e 'The Suicide Squad'.
Waititi ishte martuar më parë për shtatë vjet me Chelsea Winstanley, me të cilën kanë dy vajza, Te Kāinga o te Hinekāhu, 10 vjeç dhe Matewa Kiritapu, 6 vjeç.