Aktualitet

Takimi me Kurtin dhe Vuçiç, Borrell: Thelbi i takimit, zgjedhjet e reja

Shkruar nga Liberale
Takimi me Kurtin dhe Vuçiç, Borrell: Thelbi i takimit, zgjedhjet e

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Joseph Borrel ka dalë në një konferencë për shtyp pas 4 orësh takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Borrel u shpreh se thelbi i këtij takimi ishin zgjedhjet e reja në katër komunat e veriut të Kosovës dhe duket se palët janë dakordësuar për këtë pjesë.

“I kërkuam Kosovës që të pezullojë menjëherë policinë në komunat e veriut dhe katër kryetarët e rinj ta ushtrojnë detyrën e tyre të përkohshme jashtë godinave. Për Serbinë që të sigurojë që protestuesit do të largohen nga godinat e komunave.

Duhet të anonçohen zgjedhjet e parakohshme sa më parë më kushtin që të marrin pjesë edhe serbët  e Kosovës. Ky është qendra e problemit dhe qendra e zgjidhjes” tha ndër të tjera Borrell.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH