Sport

Sylvinho pa dilema, Shqipëria kërkon të vulosë sot kualifikimin historik, ja formacioni ndaj Moldavisë

Shkruar nga Liberale

Kombëtarja e Shqipërisë është gati për të hedhur hapin final me qëllim për të siguruar kualifikimin në Evropian, për herë të dytë në historinë e saj. Do të mjaftojë një retultat pozitiv mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parafundit, në stadiumin “Stadionul Zimbru” kundër Moldavisë.

Pas konferencës zyrtare për shtypin të trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimshiti, skuadra zbriti në fushë duke zhvilluar një seancë të plotë stërvitore. I gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me problemeve fizike.

Kuqezinjtë me shumë mundësi do të zbresin në fushë me vendosjen e zakonshme 4-2-3-1. Në portë do të jetë Etrit Berisha. Në mbrojtje rikthehet dyshja Gjimshiti dhe Ismajli, ndërkohë që Hysaj dhe Mitaj si gjithmonë do të rreshtohen në krahë. Para tyre do të vendoset dyshja e përbërë nga Asllani dhe Ramadani.

Pak më para tyre do të jetë Nedim Bajrami, i cili së bashku me Seferin dhe Asanin pritet që të mbështesë Cikalleshin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH