Sport

Sylvinho në alarm para 'finaleve', dëmtohet Kristjan Asllani

Shkruar nga Liberale
Sylvinho në alarm para 'finaleve', dëmtohet Kristjan Asllani

Inter dhe Frosinone luajnë sot në 20:45 në Milano për javën e 12-të në Serie A. Nga ky duel trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka marrë një lajm jo të mirë, me Kristjan Asllanin që është dëmtuar.

Mesfushori i Shqipërisë nuk figuron as në stolin e rezervave, teksa Simone Inzaghi ka preferuar Mkhitaryan dhe Calhanoglu para mbrojtjes. Mësohet se mesfushori kuqezi ka lodhje muskulore në kofshën e djathtë dhe është lënë në tribunë.

Kujtojmë se Kombëtarja luan dy ndeshje kyçe më 17 (Moldavi - Shqipëri) dhe 20 nëntor (Shqipëri - Ishujt Faroe) për Euro 2024 dhe Asllani është ndër pikat fikse të mesit të fushës për tanët.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH