Globi

Sulm me thikë në Gjermani, 3 viktima dhe 6 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Sulm me thikë në Gjermani, 3 viktima dhe 6 të plagosur

Një somalez ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastësishëm në Gjermani, duke vrarë 3 prej tyre dhe plagosur disa të tjerë.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Wurzburg dhe motivet e këtij sulmi të rëndë, janë ende të paqarta.

Mediat gjermane bëjnë me dije se zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërkohë që agresori është neutralizuar. Ai u qëllua me armë në këmbë nga policia dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ndërkohë sipas raportimeve të para, dyshohet se agresori ishte një person që kishte probleme me pijen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH