Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sion të Zvicrës, ku si pasojë e një sulmi me armë, raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Autoritetet thanë se i dyshuari, i cili nuk është identifikuar, hapi zjarr në dy lokacione të ndryshme në qytetin e Sionit, i cili ka rreth 35,000 banorë.
Sipas tyer autori i njihte viktimat por nuk dhanë detaje të mëtejshme, duke theksuar se ai mbetet ende i lirë dhe i armatosur.