Aktualitet

Studenti global, trendi i studimeve shqiptare

Shkruar nga Liberale
Studenti global, trendi i studimeve shqiptare

Ndërkombëtarizimi është një nga faktorët kryesorë që e bën UET një lider në sistemin universitar shqiptar duke ofruar një cilësi të lartë në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Në vitet e fundit, globalizimi ka çuar në nivele të pashembullta të ndryshimit në fusha tw ndryshme, nga ekonomia në mjedis, nga mënyra se si bëjmë biznes në mënyrën se si ndërveprojmë me mediat. Me përshpejtimin e ritmit të globalizimit dhe zgjerimin e ndikimit të tij, universitetet kanë filluar të ndryshojnë gjithashtu, duke parë se numri gjithnjë e më i madh i studentëve vjen nga jashtë kufijve kombëtarë. Ato janw gjithnjë në përmirësim të standardeve, njëkohësisht duke bashkëpunuar me universitete të tjera si në hulumtim ashtu edhe në mësimdhënie. Në aspektin e ndërkombëtarizimit Universiteti Europian i Tiranës ka vite që investon. Një institucion i arsimit të lartë ka si pjesë të përgjegjësive të tij prodhimin e dijes dhe njohurive akademike si dhe transmetimin e plotë dhe sa më cilësor të tyre tek studentët. Në kontekstin e ndërkombëtarizimit dhe në kuadër të këtij objektivi, UET ka vite që me anë të marrëveshjeve të bashkëpunimit mundëson mobilitetin e studentëve si dhe stafit të tij akademik në universitetet më të mira në Europë, për një periudhë kohore nga tre deri në dhjetë muaj. Aspektet pozitive të ndërkombëtarizimit janë të shumta duke filluar që nga fakti që është një “mjet” i domosdoshëm për “vetë-transformim” pasi kontakti me ndërkombëtarë u mundëson njerëzve të shohin botën nga një pikë këndvështrimi ndyshe nga e zakonshmja dhe u mundëson atyre të mësojnë rreth kulturave dhe vendeve të reja, është procesi përmes të cilit njerëzit kontribuojnë në botë, duke u formuar njëkohësit nga ajo.

Preferenca e studentëve, ndërkombëtarizimi

Teksa bota po ndryshon me ritme të shpejta, në zgjedhjen që studentët bëjnë për universitetin ku do të ndjekin studime, po ndikon shumë një faktor i ri: ndërkombëtarizmi.

Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është një proces në transformim të përhershëm, që u përgjigjet në mënyrë efektive shqetësimeve të sektorit. Procesi i të mësuarit, mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, si dhe ndërlidhjet mes tyre janë të rëndësishme.

Promovimi dhe nxitja e një eksperience globale të të nxënit, që është kualitative, me shanse të barabarta për të gjithë, mund të ndihmojë përgatitjen e të diplomuarve për të jetuar dhe kontribuuar me përgjegjësi në një shoqëri globale të ndërlidhur. Gjithkush brenda sektorit të arsimit të lartë, mund të japë një kontribut të çmuar në procesin e ndërkombëtarizimit, duke punuar në bashkëpunim, si një bashkësi akademike ndërkombëtare. Individët ndikojnë në proces me një mori faktorësh të tillë si, identiteti personal, kultura, gjuha dhe eksperiencat e tyre unike, të cilat mund të pasurojnë dhe përmirësojnë mësimin, mësimdhënien dhe hulumtimin shkencor. Kështu, përgjegjësia për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, është përgjegjësi si e akademisë ashtu edhe e individëve.

Ndërkombëtarizimi përbën prioritet në axhendat e universiteteve në mbarë globin. Ky proces ka rëndësi në krijimin e një arsimi të lartë të qëndrueshëm, në nivel kombëtar. Më pas, rrjedhimisht investimi në një arsim të lartë kombëtar kualitativ, përkthehet në zhvillimin e një kombi dhe popullit të tij. Një aspekt shumë i rëndësishëm që përmirësohet nga investimi në fushën e ndërkombëtarizimit është gjithashtu zhvillimi i aftësive të individëve për të konkurruar në një treg global. Ndërkombëtarizimi bën pjesë në ato procese integrale për mirëqenien ekonomike, që nxitet dhe mundësohet nga liberalizimi i tregtisë ndërkombëtare. E gjitha kjo situatë çon në marrëveshje bashkëpunimi mes universiteteve, në ndryshimin e procesit të mësimdhënies konform trendeve dhe zhvillimeve teknologjike, ofrimin e kurseve që mund të ndiqen nëpërmjet internetit, në formimin e shoqërisë së dijes – një shoqëri që është e përqendruar në përhapjen e njohurive që do të përmirësojnë kushtet e njerëzve etj.

Ndërsa rëndësia e këtij procesi është rritur me kalimin e kohës, institucionet e arsimit të lartë u përgjigjen një sfidave të globalizmit me një shumëllojshmëri strategjish komplekse, si dhe me organizimin e një sërë aktivitetesh të krijuara në emër të ndërkombëtarizimit. Në të vërtetë, gjetja e mënyrave për të çuar më zhvillimet që vijnë me ndërkombëtarizimin, duke zvogëluar rreziqet dhe pengesat, është bërë një sfidë e rëndësishme për sektorin e arsimit të lartë.

Universitetet që kanë pjesë të prioriteteve çështjet e ndërkombëtarizimit janë përgjithësisht më të preferuar nga maturantët që zgjedhin të ndjekin për herë të parë studimet në ciklin e lartë, por edhe të gjithë individët e tjerë, të cilët kanë vendosur të bëhen pjesë e një universiteti në ciklet e ndryshme të studimit. Kjo, për shkak të mundësive të shumta për një edukim cilësor që të tilla universitete ofrojnë.

Mobilitieti falë programeve të shkëmbimit studentor është një nga aspektet e ndërkombëtarizimit. Erasmus+ është një program i BE-së, i cili mbështet edukimin, sportet, trajnimet dhe zhvillimin e të rinjve. Kjo skemë ofron mundësi për njerëz të të gjitha moshave, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë dhe ndajnë njohuritë apo përvojën e tyre institucione dhe organizata në vende të ndryshme. Përvoja ndërkombëtare e fituar përmes studimit, vullnetarizmit ose punës jashtë vendit jep një nxitje të madhe për vetëbesimin dhe pasurimin e CV-së, duke krijuar një avantazh për të qenë më i suksesshëm, në një treg pune që është global dhe konkurrues. Ata të cilët përfitojnë nga ky mobilitet, i cili zgjat për një periudhe kohore nga 3 deri në 10 muaj, kthehen në universitetin e tyre më të motivuar, më të pavarur dhe më të sigurt, me aftësi gjuhësore më të zhvilluar dhe me një rrjet ndërkombëtar miqsh. Erasmus+ parashikon që nga shkëmbimi të përfitojnë edhe stafet akademike, krahas studentëve. Ndonëse mobiliteti është një nga aspektet më të njohura të ndërkombëtarizimit, universitetet përshtaten me trendet e kohës dhe me ritmet e shpejta të ndryshimit si në sferën sociale, ekonomike ashtu edhe atë teknologjike. Këto ndryshime të shpejta kërkojnë nga universitetet që strategjinë e ndërkombëtarizimit ta zgjerojnë edhe më tej, në bashkëpunime me universitete kombëtare, ndërkombëtare, por edhe interkontinentale në fusha të tilla si diplomat e përbashkëta, mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve, programet e përbashkëta të kërkimit, mundësitë për të studiuar në distancë etj.

Nisur nga këto përfitime që ofrojnë universitetet, të cilët e kanë ndërkombëtarizimin prioritet, tashmë studentët e kanë më të thjeshtë të jenë më pranë Europës apo më pranë universiteteve ndërkombëtare ku aspirojnë të jenë pjesë.

UET “ndërkombëtar”

Ndër vite Universiteti Europian i Tiranës ka pasur në fokus ndërkombëtarizimin. Këto strategji vijnë në kuadrin e objektivave të këtij universiteti për t’u shndërruar në një qendër të rëndësishme kombëtare dhe rajonale sa i takon bashkëpunimit universitar, shkëmbimeve me karakter kërkimor shkencor dhe debatin e ideve që promovojnë vlerat akademike dhe ato të qytetarisë europiane. Krahas kësaj, objektiv është përfshirja në sa më shumë projekte zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve europiane të arsimit të lartë, projekte që mbi të gjitha targetojnë zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve, aplikimin e standardeve europiane të cilësisë, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, përkthime e botime akademike e pedagogjike nga autorë të njohur ndërkombëtarisht, pajisjen e mjediseve mësimore dhe laboratorëve etj.

Ndër vite UET ka arritur një bashkëpunim të frytshëm me më tepër se 90 universitete partnere prestigjioze, si: Stockholm Business School në Suedi, Lappeenranta University of Technology në Finlandë, The Hague University of Applied Sciences në Holandë, Humboldt University dhe Hochschule Ludwigshafen në Gjermani, NOVA University of Lisbon në Portugali, Universiteti i Salzburgut në Austri, Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti La Sapienza i Romës në Itali etj. Së fundmi UET ka arritu marrëveshjen me IMS Geneva për diploma të dyfishta.

Të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit kanë rezultuar në përfitime konkrete për studentët e UET apo stafin akademik, duke pasur jo vetëm mundësi mobiliteti, por edhe mundësi për të fituar diploma të dyfishta, për të qenë pjesë e projekteve kërkimore të përbashkëta dhe të programeve të studimit në distancë etj.

Tregu i punës është sot për sot tejet dinamik dhe kompetiv, si dhe është në kërkim të vazhdueshëm të një kapitali human që është i përgatitur në një shumësi aspektesh, në sferën e zhvillimit personal ashtu si në atë të aftësisë për t’u përshtatur me trendet e globalizimit. Në një situatë të tillë, është “detyrë” e universiteteve që të sjellin ofertën më të mirë akademike, duke përfshirë në të, mundësitë më të mira që një student pas përfundimit të mësimeve të jetë i përgatitur që të përballet me tregun e punës me të gjitha aftësitë e duhura. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH