Showbiz

Stresi 'sulmon' publikisht Encën pas daljes nga burgu: Po ata djem nënash që...

Shkruar nga Liberale

Reperi Stresi ka reaguar i indinjuar pasi këngëtarja Enca u la e lirë pas arrestimit, se iu gjet kanabis në ballkonin e shtëpisë.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të “Instagramit”, Enca Haxhia falenderoi të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj periudhë të vështirë.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë ditëve të vështira që kalova“, shkruan Enca në “Instastory”.

Por duket se daljen nga burgu dhe reagimin e Encës, reperi i njohur, Stresi, nuk e ka pritur aspak mirë dhe për këtë ka reaguar me një koment në rrjetet sociale.

“Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke ironizuar hapur Encën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH