Aktualitet

SPAK shpall në kërkim për herë të dytë Ervis Martinajn

Shkruar nga Liberale
SPAK shpall në kërkim për herë të dytë Ervis

Ervis Martinaj është një prej 15 personave, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste në një operacion të nisur prej orëve të vona të së mërkurës. Në këtë operacion të konsideruar “top secret” deri në këto momente kanë rënë në pranga zyrtarë policie, prokurorë e biznesmenë.

Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje.

Deri më tani në pranga ka rënë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit.

Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët prej Gushtit të 2022-t.

Ky është urdhërarresti i dytë për të, pasi më herët SPAK e ka shpallur në kërkim pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, sipas së cilit Martinaj e kishte paguar për të kryer një vrasje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH