
Mëngjesin e sotëm Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle në banesën e ish-zvëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, 5 ditë pasi Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për Arben Ahmetaj dhe pranimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Kontrollet janë kryer me vendimin e Gjykatës së Posaçme, në apartamentin e Ahmetaj në Selitë.
SPAK po e heton ish-zvëvendëskryeministrit Ahmetaj, për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Reagimi i Arben Ahmetaj për këto akuza erdhi nga rrjetet e tij sociale ku publikoj një mesazh të gjatë në të cilin theksoj se do të luftojë për të vërtetën, pasi e gjithë akuza e ngritur ndaj tij nuk është e vërtetë. Po ashtu ai shprehu se ndodhet në Britaninë e Madhe pranë familjes së tij dhe në Tiranë do të vijë vetëm me të vërtetën.