Sot nis sezoni i provimeve për maturantë. I pari test që do t'i nënshtrohen ata është ai i gjuhës së huaj.
Janë rreth 31 mijë maturantë që do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja.
Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë. Për maturën e parë që po zhvillon provimet në kushtet e pandemisë së koronavirusit, Ministria e Arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme.
Ndërkohë më datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës.
Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje. /Gazeta Liberale